‘Askush nuk na kërkon falje’, rrëfehen të mbijetuarit e SPAÇIT: Na thyenin kockat me punë e bukë hanim pak…

9 muaj më parë
‘Askush nuk na kërkon falje’, rrëfehen të mbijetuarit e SPAÇIT: Na thyenin kockat me punë e bukë hanim pak…

Periudha e komunizmit ka qën një ndër periudhat më të errëta të shoqërisë Shqiptare, por ne ende dimë shumë pak për të. Dimë shumë pak për kalvarin e v*ajtjeve që kan përjetuar prindërit dhe gjyshërit tanë, për netët pa bukë e ujë dhe pa pasur guximin as të ankoheshin.

Por ata që kanë v*jatur më shumë, siç të gjith e dimë, kanë qënë personat e internuar, të cilët janë detyruar të marrin ato 2 plaçka që kanë pasur me vete dhe të degdisen diku nga shteti m*fioz komunist.

Së fundmi Balkan Web ka takuar nga afër disa ish të b*rgosur në b*rgun famëkeq të Spaçit, të cilët kanë rrëfyer v*ajtjet e tyre. Gjithçka e rrëfyen me shumë emocion, por ajo që i rëndon më shumë është fakti se askush nuk u kërkon falje për ato që ata kan kaluar. Më poshtë mund të lexoni artikullin.

30 vite pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria ende është e ndarë mes nostalgjisë për të shkuarën dhe frikës së rikthimit të saj. Propaganda dhe arti që sistemi la pas, është aq e fortë sa çon deri në mohimin e krimeve dhe mekanizmave shtypës.

Në një përpjekje për të informuar brezin e ri, një Kamp Ndërkombëtar të rinjsh mbahet në kampin b*rg të Spaçit nga Shoqata për Drejtësi e Paqe.

“Ne nuk kërkojmë që të bindim ndokënd por duam të informojmë që në të ardhmen të kemi edhe procesin e pajtimit. Procesi i pajtimit nuk vjen nëse ne kemi mungesën e njohjes. Ne nuk mund t’u kërkojmë ish të b*rgosurve politikë që të falin, kur nuk njohim sakrificat e tyre dhe persekutimin e tyre. Askërkush nuk kërkon falje e problemi është se këta nuk po ndihen as fajtorë”, është shprehur Luigj Mila.

Të rinj nga Europa dhe Shqipëria bëhen pjesë e kampit veror, ku të mbijetuar të Spaçit tregojnë jetën e përditshme në të, dënimet e ridënimet. Përmes rrëfimeve, del në pah absurditeti i dënimeve në një vend diktatorial, ku nuk kishte të drejtë të zgjidhje, as shkollën, as punën, por së pari nuk kishe të drejtë fjale.

Angjelin Daberdaku, ish i dën*ar në Spaç shprehet: “Ne në Spaç punonim shumë e hanim pak. Turni ishte tetë orësh ushqimi ishte minimal dhe ne duhet të plotësonim normën. Falënderoj Zotin që mund të them sot atë që nuk thuhej në 50 vite.

Ndërsa Xhavit Lohja, ish i dënuar në Spaç ka thënë: (Kur u bë revolta e Spaçit) Maji 1973 ishte vapë. Nuk durohej dhe një moment thosha me vete, le të pi pak ujë e le të më vrasin. Pas Revoltës këtu u bë më keq.

“Ne dilnim dy e nga dy për të ngrënë në radhë. U dën0va 20 vjet sepse u arratisa dhe më sollën për ta kryer dën/min në Spaç”, ka thënë ndër të tjera Zenel Dragu, ish i dënuar në Spaç.

Në konferencën hapëse në Tiranë përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Tiranës në praninë e Nuncit Apostolik, kërkoi përfshirjen në arsim të njohurive mbi diktaturën. Ndërsa fokusi i fondacionit gjerman “Maksimilian Kolbe” është pajtimi.

Kampi i Spaçit gjendet në zonën e Mirditës ku njëherësh, në godinat e lëna pa kujdes, jetonin 1400 të dën*ar kryesisht për politikë, rreth 50 veta në një dhomë. Në sesionet e mbajtura u sollën në vëmendje ngjarje qëndrese si revolta e Spaçit.

Ardita Repishti, familje e përndjekur është shprehur: Është e rëndësishme që përmes Spaçit, një burg ku veç të b*rgosurve politikë për të thyer qëndresën u vendosën edhe të b*rgosur ordinerë, diktatura u kundërshtua dhe mbase dimensioni i lirisë u fitua brenda një burgu. Brenda një burgu u ngrit flamuri dhe një b*rg arriti të frymëzonte ndjesi të dëshirës për të qenë të lirë në një b*rg të madh siç ishte Shqipëria e gjitha e izoluar.

Si vend kujtese, si ish burg dhe kamp ku intelektualë të vendit kaluan vite të tëra dënimi, si dëshmi e një të shkuare jo fort të largët që ka lënë pas shumë trauma, prej vitesh bëhen përpjekje për ta kthyer në muze.