Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima

1 muaj më parë
Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në afërsi të Vlorës, në autostradën që të çon për në qytetin bregdetar. Paraprakisht bëhet me dije se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një mjeti në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si mbikalimi i Panajasë dhe raportohet se ka viktima. Burimet bëjnë me dije se në mjetin që është qëlluar me breshëri plumbash udhëtonin të paktën dy persona.

Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë marrë njoftim për rastin dhe janë nisur me urgjencë drejt autostradës. Newsbomb.al mëson se personat që kanë rënë pre e atentatit kanë qenë duke lëvizur me një mjet tip Mercedes Benz B Class.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e plumbave, teksa lëvizte me drejtim daljen për nga qyteti bregdetar, dhe ka përfunduar në një kanal pranë saj.

Pak minuta më pas një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se është e autorëve të krimit.

Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima