Autobusi merr flakë në ecje, punonjësit e fasonerisë shpëtojnë me shumë fat

1 vit më parë
Autobusi merr flakë në ecje, punonjësit e fasonerisë shpëtojnë me shumë fat

Një autobus ka marrë flakë në lëvizje mëngjesin e kësaj të enjte. Ngjarja ka ndodhur në mbikalimin e Novoselës, ku drejtues ka qenë shtetasi me inicialet B. XH., i cili fatmirësisht nuk është dëmtuar.

Autobusi është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Mjeti ka qenë duke transportuar punonjës fasonerie nga Cakrani i Fierit për në Vlorë.

Por për fat të mirë, punonjësit kanë arritur që të zbresin nga autobusi në kohë, duke u shpëtuar flakëve që e kanë bërë autobusin shkrumb e hi.

Ndërkohë nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshimet e para janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik të mjetit. Ndërkohë grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në djegien e autobusit.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.