Avokat Spartak Ngjela: Kuksianët si Aristoteli i madh, e nderuan si duhet mbretëreshën

3 javë më parë
Avokat Spartak Ngjela: Kuksianët si Aristoteli i madh, e nderuan si duhet mbretëreshën

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka vlerësuar qëndrimin e kuksianëve që jetojnë në Britani, në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë Elisabeth II ditën e djeshme duke i përgëzuar.

Në një shënim në facebook, avokati shkruan se qëndrimi i kukasianëve nderoi jo vetëm Nënën Mbretëreshë por edhe shqiptarët kudo që ndodhen sepse na zbardhi faqen.

“Bravo kuksianet! E nderuan Mretëreshën e Britanisë në një mënyrë tërësisht humane. Mirënjohës për ndihmën që u dha Britania dhe Mbretëresha Elisabeth në këta 20 vite, si emigrantë të punësuar.

“Një ndihmë e madhe ka qenë kjo për një popull të varfër që me burimet e tij i jepte energji elektrike gjithë Shqipërisë dhe vetë jetonte në varfëri ekstreme.

“Bravo! Na nderuat të gjithëve me qëndrimin tuaj të një moraliteti të lartë në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila ndërroi jetë dje në datën 08 shtator 2022. Mirënjohja, na ka thënë Aristoteli, është virtyti më madh i njeriut të qytetëruar.

Vlerë shumë të madhe morale treguan këto ditë banorët e Kuksit. Ata treguan edhe një herë, si në shekuj, që janë një shoqëri me moral shumë të lartë. Vlerësim për ta, që i dhanë vlerë shoqërore të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen” – shkruan avokat Ngjela. /abcnews.al