Pak ditë më parë, në ditët e para të gushtit, në Prishtinë u bajt një ndër festivalet më të mëdha dhe më shumë admirues në gjithë vendin, ‘Sunny Hill’ festival.
Shumë artistë ishin pjesë e festivalit, ku dhuruan show dhe argëtuan publikun dhe fansat e tyre. Ndër të gjitha performancat në fakt u veçua performanca e MC Kreshës dhe Lzrical Son me këngën ‘Semafori’, të cilët ngritën në këmbë gjithë publikun që e kënduan këtë këngë në kor.
Ndër artistët e shumtë që performuan në këtë festival ishte edhe reperi shqipar, Azet. Pas performancës në “Sunny Hill”, reperi bëri “zhurmë” me një dedikim për yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Që atz nisën disa shkëndia mes tzre, pasi edhe Dua Lipa kërceu dhe u argëtua shumë gjatë performancës së reperit Azet dhe dukshëm i pëlqeu edhe dedikimi.
Ai postoi një foto me Duan duke shkruar se ishte i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry, për të mos ngritur dzshime në publik sikur ai e ‘gjuajti’ publikisht.
Mirëpo, së fundmi, ai ka marrë sërish vëmendje me një postim që ka bërë. Reperi ka publikuar disa imazhe krahas së cilave ka shkruar “Jam sërish single”, duke etiketuar dhe Dua Lipën.