Babai i dy vëllezërve humb ndjenjat! 15 vjeçari i fut për të shpëtuar 6 vjeçarin, por nuk dolën të dy

1 vit më parë
Babai i dy vëllezërve humb ndjenjat! 15 vjeçari i fut për të shpëtuar 6 vjeçarin, por nuk dolën të dy

Mësohen detaje të tjera të trishta nga m bytja e fëmijëve në liqenin e Prushit ditën e sotme në Tiranë. Dy të miturit janë vëllezër përkatësisht 6 dhe 15 vjeç.

Ata ishin futur në liqen së bashku me 4 shokë të tjerë për t’i ‘shpëtuar’ vapës, por nuk kanë mundur dot të dalin që aty të gjithë. 4 të tjerët dolën, dy vëllezërit jo.

Në fillim ka ngelur njëri prej vëllezërve brenda ujit, ndërsa tjetri është kthye për ta shpëtuar, por fatkeqsisht u mbytën të dy.

Po ashtu mësohet se të miturit përdornin një litar për tu zhytur, duke u varur dhe më pas hedhur në ujë. Një lojë argëtuese për ta, por që sot rezultoi fatale.

Bëhet me dije se familja kishte dy djem dhe një vajzë dhe janë në gjendje jo të mirë ekonomike. Por një skenë pikëlluese ka qenë ajo e babit të tyre kur i ka parë ata të pajetë të dy.

Ai ka humbur ndjenjat në vendin e ngjarjes. Ka qenë stafi mjekësor dhe banorë të tjerë të zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë.