Tema e sotme në “Aldo Morning Show” në Tv Klan është vendosja e emrave të vjetër te fëmijët. Një telefonuese nga Franca, e quajtur Haxhire shprehet se është kategorikisht kundër emrave të vjetër për shkak se ajo vetë e ka përjetuar gjatë adoleshencës dhe mendon se duhet të jenë më modern.
Haxhire: Shumë e gabuar sepse unë e kam emrin Haxhire, kam emrin e gjyshes së babit… Aldo: Më fal, të gjyshes së babit. Pra, është një emër që trashëgohet apo jo? Haxhire: Shumë jyshja e ka rritur babin sepse babi im ishte jetim, e kishte humbur nënën dhe në njëfarë mënyre im atë më thoshte që i detyrohem gjyshes.
Aldo: Domethënë ai ju ka vënë një emër që nuk është se e ëndërronte, por për shkak të një lloj detyrimi që kishte ndaj kësaj gjysheje i vuri emrin për ta ruajtur të trashëguar apo jo? Haxhire: Shumë. Ai ishte i kënaqur në fakt me emrin tim, më thërriste, por unë e kam vuajtur shumë dhe jam kundër kësaj, kundër emrit në mënyrë kategorike.
Megi Latifi: Pse e ke vuajtur, je paragjykuar për emrin? Haxhire: Shumë. Po patjetër, sepse duhet të themi të vërtetën, sidomos në moshën e adoleshencës, të gjykojnë. Unë shkollën 8-vjeçare e kam bërë në një vend tjetër dhe në shkollën e mesme ishim të panjohur për njëri-tjetrin.
Aldo: Për çfarë vitesh bëhet fjalë, kur ke qenë në gjimnaz? Haxhire: Shumë Për vitin -94-95. Aldo: Dhe çfarë thonin? Haxhire: Shumë. Që nga mënyra kur bëhej prezantimi, apeli, unë ndihesha në siklet sepse fillonin të qeshnin. Uynë e kam ndierë shumë për veten time dhe jam munduar që fëmijëve të mi, në asnjë mënyrë emra të vjetër.
Zonja Haxhire shpjegon se nuk ka hasur bullizim të mirëfilltë, por në periudhën e adoleshencës ka qenë e vështirë të dëgjonte emrin e saj dhe mos ta krahasonte me moshataret. Haxhire: Me shoqet kaloja shumë mirë, por në momentin e ke parasysh, kur je në moshën e adoleshencës, të gjithë emrat e bukur, duhet ta themi sepse unë tani jam shumë krenare që mbaj emrin e gjyshes./tvklan.al