“Babi im është ndryshe nga sa mendojnë njerëzit”, a ta besojmë Besa Kokëdhimën?

8 muaj më parë
“Babi im është ndryshe nga sa mendojnë njerëzit”, a ta besojmë Besa Kokëdhimën?

Këngëtarja Besa Kokëdhima e ftuara në “A live night”, si asnjëherë më parë, në një intervistë plot ndjenjë ajo ka rrëfyer se çfarë raporti ka me babanë e saj, Koço Kokëdhimën.

Besa shprehet se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin, pasi edhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Sipas saj, njerëzit kanë një keqkuptim të madh me babain e saj.

“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor”.

“Kjo, sepse ai ka jetuar bazuar tek prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy”.

“Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë”, tha Besa.

Besa Kokëdhima është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, e cila prej vitesh ka dhuruar hite. Të gjithë e pëlqejnë, sepse ka klas dhe një sjellje brilante në publik.