Baci hamshor nga Kosova: Kam pasur 200-300 të dashura belholla!

6 ditë më parë
Baci hamshor nga Kosova: Kam pasur 200-300 të dashura belholla!

Një burrë i moshuar nga Kosova po pretendon se i ka pasur 200 deri në 300 të dashura. Të bukura e belholla saktëson ai që kanë qenë për merak.

Ai thotë se i ka zgjedhur femrat me trup të mirë, belholla e si balerina. Ai i veshur me veshje kombëtare dhe me plisin e vënë në kokë, flet për historitë e tij të dashurisë.

I moshuari shprehet se për nga numri i të dashurave, ia ka kaluar vetëm aktori i ndjerë Faruk Begolli, i cili ishte një ndër aktorët më të njohur në ish-Jugosllavi.

“Unë po të kallxoj, femnat kam desht shumë, si Faruk Begolli. Unë e Faruk Begolli i kemi desht femrat shumë, por nuk ia ka kaluar dot.

“Unë i kam pas 200-300 femra. Faruk Begolli i ka pas 500-600 femna. Ai nuk është vesh si unë mirë, po ka pas emër në Jugosllavi.

“Unë i kam zgjedh femrat si ballerina, trupin e mirë”, thotë ai për DTV në emisionin duke i bërë të gjithë të qeshin në emision.