Bajrami kërkohet nga skuadra të mëdha, Zanetti: Ka aftësinë të zgjidhë ndeshje të rëndësishme

8 muaj më parë
Bajrami kërkohet nga skuadra të mëdha, Zanetti: Ka aftësinë të zgjidhë ndeshje të rëndësishme

Nedim Bajrami është një nga lojtarët e Empolit që është kthyer në qendër të merkatos, pasi mesfushori i kombëtares shqiptare kërkohet nga skuadra të mëdha.

Për një largim të mundshëm të shqiptarit ka folur për “TGR Rai Toscana” edhe trajneri i skuadrës toskane, Paolo Zanetti, i cili ka shpreson që Bajrami të qëndrojë te Empoli.

“Jemi shumë krenar që Bajrami është shumë i kërkuar, dhe aq më tepër kur kërkohet nga skuadra të mëdha. Është një lojtar për të cilin nuk e kam mohuar kurrë vlerësimin tim edhe si kundërshtar dhe tani kam fatin ta stërvit dhe shpresoj ta bëj deri në fund.

Bajrami di të luajë në pozicione të ndryshme në fushë, me teknikën dhe cilësitë që zotëron ka mundësinë edhe të zgjidhë ndeshje të rëndësishme.

Është një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe ka ende mundësi për rritje”, ka deklaruar Zanetti. Kujtojmë se është përfolur shumë për një transferim të fantazistit kuqezi te Fiorentina.

Klubi vjollcë është gati të japë 10 milionë euro për kartonin e tij, të reja të tjera pritet të ketë ditët në vijim. Për momentin, Bajrami vazhdon stërvitjen me Empolin.