Vazhdon të diskutohet mbi banderolën tashmë të valëvitur dje nga lojtarët e Milanit. Një mesazh i kaluar nga disa tifozë të pranishëm në festën e Scudetto-s në Milano te autobusi kuqezi dhe mbajtur nga lojtaret e Milanit, me një frazë jo fort të bukur ndaj rivalit Inter. “Kupen e Italisë fute në b…”.
Nëse në atë kohë ngjarja ishte thjesht sfotto e zakonshme, disa orë më vonë prokurori i FIGC hapi një hetim për banderolën fyese. Një vendim që dukej mjaft i ekzagjeruar, duke qenë se mesazhe te tilla kanë qarkulluar gjithmonë për të ndezur rivalitetin mes dy ekipeve te nje qyteti…
Por prokurori ka vendosur që kjo të mos kaloje në hije. Dhe për këtë ai hapi një hetim për ngjarjen. Ajo që me shumë gjasa e ka vënë në dyshim organin e Drejtësisë Sportive është fakti se banderola kalonte drejtpërdrejt nga duart e lojtarëve dhe për këtë shkelja do të dënohej në bazë të nenit 4 të kodit të drejtësisë sportive, ai që lidhet me detyrat e “Besnikërise, korrektësise dhe ndershmërise në çdo marrëdhënie, sado e referueshme për aktivitetin sportiv”.
Këtu mund të hapen skenarë të mirëpërcaktuar për Milanin. Për momentin, Interi ka vendosur të mos ekspozohet dhe të mos komunikojë gjithë keqardhjen për incidentin, por edhe për brohoritjet e shumta drejtuar ish-lojtarit të Milanit, Hakan Calhanoglu.
Edhe pse sipas Gazzetta dello Sport, faktet kanë zhgënjyer shumë mjedisin e Interit. Dje, në mbrëmje, Paolo Scaroni ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e zikalterve, duke kërkuar falje për ngjarjet dhe duke stigmatizuar çështjen.
Por me çfarë mund të përballet Milani për shkak të flamurit të valëvitur nga lojtarët? Hipotezat janë të ndryshme. Gazzetta shpjegon se Prokuroria mund të vendosë pushimin e çështjes, në rastin më të mirë, ndoshta pasi të ketë dëgjuar versionet e lojtarëve kuqezi. Ose e gjitha mund të përmbyllet me një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Kujdes nga sanksionet më të rënda që mund të parashikohen nga Kodi. Po, sepse ndryshe Milani do të prekte referimin dhe rrjedhimisht gjyqin sportiv në Gjykatën Federale. Shkelja e nenit 4 parashikon edhe mundësinë e skualifikimit të lojtarëve ne fjale, të cilët mund të anashkalojnë disa ndeshje duke filluar nga kampionati i ardhshëm.
Por ne jemi ende në fillim të hetimit dhe nuk e dimë realisht se çfarë do të jetë në të vërtetë. Gazzetta dello Sport e vendos si hipotezën më të mundshme caktimin e gjobës ndaj Milanit për sjelljen e keqe të lojtarëve të tij!