Banorët e fshatit “Koshorisht” në Librazhd sfidojnë shtetin, riparojnë vetë rrugën

1 muaj më parë
Banorët e fshatit “Koshorisht” në Librazhd sfidojnë shtetin, riparojnë vetë rrugën

Fshati “Koshorisht” në Librazhd prej vitesh tashmë është harruar nga qytetarët.

64 familje janë larguar e kanë mbetur vetëm 2.

Në një raportim të ABC News, mësohet se banorët e zonës kanë sfiduar pushtetarët dhe kanë riparuar vetë rrugën e fshatit, pasi e kanë për kënaqësi të investojnë ne fshatin e lindjes.

“Të gjithë ikën vetëm unë kam mbetur këtu!”, tha një nga banorët.

Pas shumë vitesh disa nga banorët u kthyen në fshatit Koshorisht të Librazhdit.

“Këtu më shumë u rritëm pa bukë se me bukë, ikëm refugjatë”, tha një banor.

Për vite me radhë pritën që pushtetarët t’ju ndërtonin rrugën. Të zhgënjyer vendosën ta riparojnë vetë.

“Bëra një thirrje banorëve të fshatit të kontribuonin për këtë rrugë 17 vjet nuk e vuri asnjë pushtetar dhe qeveri ujin në zjarr. Prandaj dhe njerëzit kanë iku. Me këtë qëllim mendova të bëj rrugën falenderoj kontribuesit dhe bënë rrugën”, deklaroi një tjetër banor.

“Kam 30 vjet që u largova jetoj në Fier për këtë rrugë kontribuam bashkarisht. Është kënaqësi të shpenzosh për këtë vend ku kemi lindur”, tja qytetari.

Banorët u takuan me njëri-tjetrin dhe festuar. Kanë nostalgji për fshatin dhe shtëpitë që braktisën të trashëguara brez pas brezi.

“Ishte një fshat i mrekullueshëm, kemi pasur harmoni të paparë. Kam 38 vjet që kam ikur, jetoj në Krujë”, u shpreh një tjetër banor i kthyer në Koshorisht.

Fshati Koshorishti është pjesë e Parkut Kombëtar të Shebenikut, ku ndodhet e një shpellë eremite mbi shkëmbin e Letmit e shekullit të XI. Rruga për të shkuar është e vështirë. Për të mos rrezikuar jetën duhet të lidhesh me litarë. Ajo vizitohet kryesisht nga turistë të huaj. Banorët e quajnë “Shpella e kishës” pasi në brendësi të saj ka afreske.