Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i Spezia, siguroi mbijetesën në Serie A. Ai nuk shënoi shumë gola, sikurse pritej, por e ndihmoi skuadrën italiane të mbetej në elitë, mes shumë pengesash.
Në një intervistë të gjatë për “Calciomercato.com”, ai rrëfen sezonin që sapo mbaroi, por u ndal dhe tek etapat e deritanishme të karrierës, përfshi këtu debutimin me Interin në Serie A, luajtja me Barcelonën, stërvitja përkrah Messit etj:
“Jam mirë këtu te Spezia dhe do të isha i lumtur po të qëndroja. E di se çfarë dua, por klubi duhet të bëjë një sakrificë si për kartonin, ashtu edhe pagën. Për të ecur përpara së bashku duhet të biem dakord të gjithë.
Natyrisht që jam shumë i kënaqur me mbijetesën në Serie A. Ishte mision i vështirë sepse jemi grupi më i ri në kampionat.
Nuk është e lehtë të shënosh shumë në një ekip që l.fton për mbijetesë, por mendoj se kam pasur një sezon pozitiv. Shpresoj që sezonin e ardhshëm ta rris numrin e golave.
Këtë sezon me trajner Thiago Motta mësova si të jem më vendimtar në fushë, edhe pa shënuar. Mësoi disa lëvizje për të krijuar situata favorizuese për shokët e mi dhe për ta ngadalësuar lojën kur duhet”, tha Manaj.