Beatrix dhe Albërie Hadërgjonaj kanë një surprizë të bukur për ju

1 muaj më parë
Beatrix dhe Albërie Hadërgjonaj kanë një surprizë të bukur për ju

Gjithmonë ndjekësit e rregullt të muzikës shqip japin sugjerimet e tyre për artistët që do të donnin ti’i shikonin në një bashkëpunim. Shpesh dëshirat e tyre realizohen e kështu duket se do të ndodhë edhe me Beatrix dhe Albëria Hadergjonajn.

Prej vitesh ky ka qënë një bashkëpunim që të gjithë e kanë pritur. Pritet të jetë diçka mjaft interesante, pasi të dy këngëtaret kanë zëra të bukur, por edhe më interesante mbetet për t’u parë se çfarë mund të sjellin këto dy artiste që i takojnë brezave të ndryshëm dhe zhanerave të ndryshëm muzikor.

Detajet për këtë projekt ende s’janë bërë të ditura, madje as edhe emri që mund të ketë kënga. Megjithatë, kjo mbetet një surprizë e bukur për të cilën fansat u bënë tepër kuriozë.

Sakaq Beatrix vijon të jetë në qendër të vëmendjes, për relatat e saj me Donaldin dhe Borën. së fundmi ka qënë Bora Zemani ajo që kishte ruajtur një video ku Beatrix ka qënë duke u përqafuar me Donaldin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Dukshëm moderatorja nuk e ka ditur se njoftimi i shkon direkt personit që ka postuar videon, kur dikush ruan postimin e tyre, duke blrl sërish një zhurmë të madhe në rrjet.

Pas kësaj Beatrix ka postuar një tjetër video teksa puth veten në pasqyrë, duke iu drejtuar Borës ‘Ruaje edhe këtë video tani vajzë e dashur’.

Më herët, Beatrix ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.