Beatrix Ramosaj padyshim ishte nga personat më të përfolur të vitit 2022.
E gjithë historia e saj ndonëse në sy të publikut sigurisht se ka ende për t’u zbuluar dhe rrëfyer dhe këtë Trixa ka vendosur ta bëjë në një mënyrë shumë të veçantë.
Këngëtarja do të rrëfehet përballë vëllait të saj, Albanit.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se këngëtari do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij këtë herë si moderator në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.
E e ftuara e parë sigurisht që do të jetë Beatrix Ramosaj, e cila do të thyej heshtjen mbi jetën e saj personale.
Kjo është edhe arsyeja pse këngëtarja ka refuzuar të japë intervista dhe mbase të gjitha pikëpyetjet që kishim do të zgjidhen në këtë rrëfim, padyshim më i veçanti që Trixa ka bërë gjatë tërë karrierës së saj.
