Berlusconi nuk përmbahet në Duomo! Duart te zemra dhe pastaj “kush nuk kërcen është zikaltër” – VIDEO

1 vit më parë
Berlusconi nuk përmbahet në Duomo! Duart te zemra dhe pastaj “kush nuk kërcen është zikaltër” – VIDEO

 

“Një president, ka vetëm një president”, bërtasin mijëra tifozë të grumbulluar nën restorantin Arengario në Milano, një me muzeun e shekullit të njëzetë, në Piazza del Duomo. Dhe ai, i ndërgjegjshëm për një kujtim që është gjithmonë shumë i gjallë për t’u zbehur, ngre krahët për t’ia kthyer.

Festa e Milan Scudetto, ishte edhe festa e Silvio Berlusconit, i cili pa kuqezinjtë të triumfojnë për herë të parë në ligë pas shitjes së kompanisë… Koret këndojnë edhe hymnin e ri te stadiumeve dhe jo vetem… “Pioli is on fire”, ndërsa kreu i Forza Italia, i shoqëruar nga senatori Licia Ronzulli dhe e dashura e tij Marta Fascina, shikon nga parvazi i restorantit…

“Puthje-puthje”, thërret dikush i pranishëm. Në dalje të restorantit, aktori Massimo Boldi, një tifoz i Milanit i lidhur historikisht me ish-kryeministrin, pritet si hero nga të pranishmit: “Ai u tha djemve se janë shumë të fortë. Silvio është në zjarr”, u përgjigjet atyre që pyesin si shkoi mbrëmja.

Më pas ai largohet, ndërsa Berluskoni përshëndet nga makina e tij mbështetësit e shumtë të pranishëm, të cilët vazhdojnë – me bindje – ta quajnë President. Por, Silvio ishte i pranieshem edhe gjate festes se madhe ne Duomo teksa tifozeria kuqezi priste autobusin e Milanit kampion Italie.

Ne koret “kush nuk kercen eshte interist”, Cavalieri gjithashtu nuk ka nguruar te kerceje ne parvazin e ballkonit te restorantit ne Piazza Duomo. Nje emocion i madh edhe per Berlusconin, per nje titull numer 19 te arritur me djerse dhe mund.

Sakrifica te medha, teksa Galliani sqaroi se e ndoqi bashke me ish-presidentin historik ndeshjen Sassuolo-Milan duke festuar me pas sic edhe eshte normale ne keto raste. Festa ne Milano dhe 200 mije njerezit neper rruge ishte e plote…

VIDEO E BERLUSCONIT