Bes Kallaku shënon gol të bukur në “Selman Stërmasi”: Reja, jami gati për Kombëtaren

4 muaj më parë
Bes Kallaku shënon gol të bukur në “Selman Stërmasi”: Reja, jami gati për Kombëtaren

Në stadiumin “Selman Stërmasi” po zhvillohet një ndeshje mes gazetarëve, ish-lojtarëve dhe artistëve shqiptarë kundër gazetarëve të RAI-t. Të ardhurat e përfituara nga biletat e kësaj sfide do të jepen për bamirësi.

Një event i mrekullueshëm, ku nuk mund të mungonte as emri i Bes Kallakut. Futbolli duket se është në ADN e tij. Vite më parë luante në kategoritë inferiore me Shënkollin e Lezhës. Duket se aftësitë s’i ka humbur dhe këtë e tregoi sot në minutën e 18-të të takimit.

Pas një vertikalizimi nga e djathta, Kallaku depërton bukur në zonë, gjuan prirët duke e çuar topin në rrjetë. Një ndeshje emocionuese dhe zbavitëse, me lojtarët që disa janë me disa kilogramë më shumë në fushë.SHIHNI VIDEON

Megjithatë, ndoshta Edy Reja duhe t’i “hedhë sytë” edhe nga bota e artistëve. Një Kallak në dhomat e zhveshjes, padyshim që do të shtonte optimizmin në kampin e kombëtares shqiptare. Kjo ndeshje aktualisht vijon të jetë me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve.

Një grup me aktorë, këngëtarë, gazetarë e ish-ikona të futbollit në shqipëri si Alban Xhihani, Jul Deda, Bes Kallaku, Gerd Vaso, Lorenc Jemini, Glenti Nallbani, Marin Mema, Pano Xhixho, Andi Lila, Dritan Sharra, Visjan Ukcenaj, Edi Oga, Turjan Hyskaj, Ardit Roshi, Gaz Paja etj që do të luajnë 3 ndeshje nga 35 minuta.

Të ardhurat do të shkojnë për dy shoqatat vullnetare sociale dhe humanitare që operojnë në Shqipëri: “Sanità di Frontiera – Salute senza confini”, “Onlus” për përfshirje sociale dhe shëndetësore kundër varfërisë materiale dhe në arsim dhe Komuniteti fetar i Shën Jozefit në favor të jetimëve, invalidëve dhe të moshuarve.