‘Besoja se isha e pavlerë’, Efi e ‘Përputhen’ tregon episodin më të errët të jetës së saj

1 muaj më parë
‘Besoja se isha e pavlerë’, Efi e ‘Përputhen’ tregon episodin më të errët të jetës së saj

Efigjenia Dhedhes është një nga konkurentet e ‘Përputhen’ që bëri shumë bujë në sezonin që lamë pas. Ajo pati dalje me shumë nga djemtë e programit dhe ka qënë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si sillej me secilin prej tyre, por në fund doli beqare.

Menjëherë pas daljes nga ‘Përputhen’ Efi u bë pjesë e një tjetër reality show, ‘Kepi i Tundimeve’. Nga vetë emri ju mund të kuptoni shumë se çfarë mund të bëjnë një grup të rinjsh në një shtëpi të madhe pushimi, por me sa duket ka edhe momente kur konkurentët rrëfejnë anën e errët të jetës së tyre.

Gjatë episodit të ri të emisionit ajo ka bërë një rrëfim tepër tronditës. Ajo rrëfeu se ka tentuar të vriste veten. E përlotur, Efi ka treguar për lidhjen e saj 4-vjeçare, e cila i ka shkaktuar shumë pasoja.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten.

Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri.

Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, ka rrëfyer mes lotësh Efi.