“Biond me flokë të gjata”, bariu më i famshëm në Shqipëri paska lindur për aktor!

3 javë më parë
“Biond me flokë të gjata”, bariu më i famshëm në Shqipëri paska lindur për aktor!

Lajmi që do të lexoni në vijim është mjaft frymëzues. Bëhet fjalë për të riun Ledion Lici, i cili nuk ka mbaruar Akademinë e Barinjve, por në zanat ka hyrë që kur ka filluar të hedhë hapat e parë.

Ledioni vjen nga Mbrostari i Fierit, është 22 vjec dhe jetën e ndan mes çobanllëkut dhe aplikacionit më trend të momentit, TikTok.

Mund të themi se ai është bariu më i njohur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga përditshmeria nëpër fushë. Nuk ndihet ndryshe nga të tjerët, as për mirë e as për keq.

“Ky është një zanat i trashëguar nga familja. Unë zgjohem çdo ditë në orën 3-4 të mëngjesit dhe sjell delet në fushë. E bëj me kënaqësi këtë punë”.

“Kam rreth 200 kokë dele. Kohën e lirë rri në Tik Tok, më pëlqen të postoj video nga realiteti im”, tregon Ledioni në një intervistë për ABC News. “Gjithmonë e kam pasur ëndërr televizionin. Do të doja të kisha një program timin. Por edhe aktor do më pëlqente të bëhesha një ditë”, shton më tej.

Nëpër fshat dhe Tik Tok, Ledioni njihet me nofken ‘bariu biond me flokë të gjata’. Perveç deleve, flokët e gjata janë dashuria e tij e dytë. E teksa flitet për hapjen e Akademise së barinjve, Ledioni profesionist i fushës, na tha se për 72 orë ky zanat është i mësuar e stërmësuar.

Ledionin e gjeni në Tik Tok, duke folur me dashamirësit e tij, duke ndarë eskperienca e duke inspiruar të rinjtë të krenohen me profesionet që ata kanë zgjedhur.