Bledar Devolli rikthehet në stol, këtë sezon do të drejtojë dy ekipe

9 muaj më parë
Bledar Devolli rikthehet në stol, këtë sezon do të drejtojë dy ekipe

Pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-3, tekniku i Turbinës, Adriatik Faslli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të cërrikasve.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Turbinës me një njoftim në profilin e tyre të rrjetit social “Instagram” duke falënderuar trajnerin 53-vjeçar për punën e përshkuar deri më tani, teksa thuhet se këtë vendim trajneri e mori për arsye familjare.

Turbina ka gjetur akordin me Bledar Devollin për të qenë trajneri i ri i skuadrës. Klubi cërrikas ka arritur të bindë trajnerin 44-vjeçar nga Gjirokastra për këtë rol.

Devolli pritet të prezantohet në orët në vijim në ambientet e kompleksit sportiv “Futboll Republic” dhe do të zëvendësojë të larguarin Adriatik Faslli.

Bledar Devolli do të vazhdojë të drejtojë njëkohësisht edhe ekipin e të rinjve, Akademia e Futbollit U-19. Mësohet se palët kanë rënë dakord që trajneri gjirokastrit të mos shkëputet nga detyra që ka pasur tek Akademia, që militon në Kategorinë Superiore të të rinjve.

Kësisoj, krahas cërrikasve që stërviten në kryeqytet, Devolli do t’i përkushtohet edhe skuadrës me të cilën ka një muaj e gjysmë që punon.