“Ne jemi çfarë hamë!” Një shprehje që të ngulitet në mendje dhe vështirë ta harrosh, e dietologes së njohur Blerina Bombaj.
Për përtej daljeve në ekran dhe këshillave për të jetuar dhe ngrënë shëndetshëm, Blerina është dhe një sipërmarrëse e suksesshme.
Prej vitesh ajo administron bujtinën “Blerina Farm” në Domje të Tiranës, një restorant me ushqime bio. Së fundmi, Blerina Bombaj ka ndërmarrë një nismë të veçantë, për rikonstruksionin e kopshtit publik të fëmijëve në Domje.
Një investim i gjithi i saj, veprim për t’u vlerësuar që përmirëson kushtet e një institucioni arsimor ku për disa orë, pesë ditë të javës, qëndrojnë fëmijët e komunitetit të atjeshëm.
Një shembull i bukur që ndoshta pas Blerinës e ndjekin dhe sipërmarrësit e tjerë. “Rrime rrime por e bejme edhe ndonje pune te mire.
Keto ishin muret e kopeshtit te Domjes ku kalonin kohen femijet”, shkruan Blerina ne rrjetet e saj sociale, ku mori komente te shumta pozitive.
