Blero tregon për herë të parë shkakun e ndarjes me Afronën: Iku dhe më mori…

3 muaj më parë
Blero tregon për herë të parë shkakun e ndarjes me Afronën: Iku dhe më mori…

Prej disa muajsh këngëtari i njohur Blero është ndarë nga bashkëshortja e tij e dytë Afrona Dika. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, por deri më tani nuk ka dalë asnjëherë publikisht për të ndarë detajet nga marrëdhënia me ish-gruan e tij.

Por shpeshherë fjalët janë të panevojshme për të shprehur diçka, sidomos në rastin e aetistëve që çdo emocion e përkthejnë në vargje. E kështu mesa duket ka vepruar edhe Blero.

Së fundmi ai ka lancar projektin e tij më të ri muzikor me titull ‘Amore’, ku me sa duket na shpjegon arsyet e tij të ndarjes me Afronën. Përmes tekstit ai lë të kuptojë se shkak ka qën tradhëtia në çift.

“ku nuk u kthye më. E mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet. I dha vulën vetmisë. Iku ma mori gjysmën time më të mirë, ajo më nuk kthehet është simbol i tradhtisë. Sa shumë e kam dashur si askënd në botë, ajo është arsyeja që nuk ndalojnë këto lotë”, këndon Blero në një pjesë të tekstit.

Pavarësisht këtyre vargjeve asgjë nuk është e sigurtë, kjo edhe për shkak se artistët bëjnë shpesh tekste bazuar në jetën e tyre, por edhe duke shtuar elementë të paqënë për të rritur dramën dhe për të marrë më shumë klikime.

Rikujtojmë se dyshja u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore të organizuar në Shqipëri. Çifti kanë fshirë të gjitha postimet e përbashkëta në Instagram, ndonëse ishin vazhdimisht aktiv me fotografi e dedikime ndaj njëri-tjetrit. Ata ndërkohë vazhdojnë të ndiqen akoma në këtë rrjet të popullarizuar dhe se nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.