Blini këpucë të mira se bileta e urbaneve do të dyfishohet, qytetarët kapin duart me kokë

1 javë më parë
Blini këpucë të mira se bileta e urbaneve do të dyfishohet, qytetarët kapin duart me kokë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, ka paralajmëruar se do të kërkojnë rritje të çmimit të biletës, madje edhe më tepër sa u kërkua herën e kaluar sepse nuk ia dalin mbanë.

Në një intervistë për mediat, Mema u shpreh se për të pasur një shërbim cilësor dhe për të përmirësuar flotën e autobusëve, do të nevojitej një biletë deri në 80 lekë, pra dyfshishi i asaj që qytetarët paguajnë aktualisht.

“Në bazë të kërkesës që bëmë ne përpara disa kohësh, për të cilën bëmë edhe një konferencë ku deklaruam se nuk ishim në gjendje të përballonim më shërbimin,

“Pra e studiuam tregun në detaje, për të pasur shërbim cilësor dhe për të përmirësuar flotën e autobusëve do të nevojitej një biletë në vlerën e 70 deri 80 lekëve”, tha ai.

Gjithashtu, Memaj insistoi për krijimin e një politike afatgjatë për sektorin që përfaqëson. “Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, shprehet prerë Memaj.

Ai më pas shton se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.