Bogdani zbret në fushën e lojës, do jetë përkrah emrave të mëdhenj (foto)

8 muaj më parë
Bogdani zbret në fushën e lojës, do jetë përkrah emrave të mëdhenj (foto)

Erjon Bogdani do të veshë përsëri këpucët dhe do të zbresë nesër në fushën e lojës. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do ta bëjë këtë në një rast të veçantë, duke luajtur përkrah kampionëve të botës apo edhe fitues të “Topit të Artë” në atë që do të jetë ndeshja e lamtumirës në futbollin e luajtur të Adrian Mutu.

Sulmuesi rumun ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij dhe do ta bëjë këtë me një ndeshje të veçantë në Kluzh, ku përballë do të vihen nga një anë legjendat e futbollit rumun dhe nga ana tjetër ish-shokë skuadre të tij në klube të ndryshme ku ka luajtur në kampionatet më të njohura në Europë.

Kësisoj Bogdani, i cili ka qenë shok skuadre me Mutu në radhët e Çezenës në Serinë A, do të luajë përkrah emrave të njohur si Kanavaro, Ujfalusi, Kouto, Makelele, Montolivo, Trezege, Xhilardino, Toni apo edhe Xhimi Fllojd Haselbank, në ekipin e drejtuar nga Çezare Prandeli.

Ndërsa në anën tjetër do të jenë emra si Haxhi, Ganea, ilie, Kodrea, Radoi, Regenkampf apo Stelea, në skiuadrën e drejtuar pikërisht nga George Haxhi.

Bogdani zbret në fushën e lojës, do jetë përkrah emrave të mëdhenj (foto)

Përsa i përket Bogdanit, si lojtar ka pasur një karrierë të gjatë dhe ka bërë emër në Itali ku ka provuar fanellën e disa ekipeve përvec Salerintanës, si Reggina, Verona, Siena, Chievo, Cezena etj

Si trajner, “Bogu” është ende në hapat e parë, pasi deri tani ka drejtuar për disa kohë Shqipërinë U19, por pa arritur të lërë dot gjurmë. Gjithë këtë kohë ai është përgatitur intesisvisht në Itali për rolin e trajnerit dhe ka zgjedhur ta nisë nga sektori i të rinjve i ish-klubit të tij, pra Salerintana.