Boksieri shqiptar përfundon pa ndjenja në ring, kundërshtari bullgar e hedh KO

1 muaj më parë
Boksieri shqiptar përfundon pa ndjenja në ring, kundërshtari bullgar e hedh KO (VIDEO)

Pak më parë ka përfunduar përballja e shumëpritur e talentit shqiptar Amarildo Vraja dhe sportisti bullgar Borislav Velev.

Boskieri shqiptar ka rënë pa ndjenja për tokë që në raundin e parë duke shkaktuar panik në stadiumin e mbushur plot me shqiptarë.

Për fatin tonë jo të mirë bullgari arriti që ta kapte në një cep të ringut lojtarin tonë dhe lëshoi mbi të një breshëri gr*shtash të fortë.

Grupi i mjekëve hyri mënjeherë në ring, ndërkohë që Amarildo u përmend pas trajtimit të shpejtë.

I prekur dhe me lot në sy Amarildo u ngrit dhe u largua vetë nga skena.

Kujtojmë se tani në këto momente ka nisur ndeshja e mbretit Florian Markut me meksikanin.