Borkemans (zëvendës i Wilmots): “Origi do t’ju habisë, mund të jetë vendimtar te Milan”

7 muaj më parë
Borkemans (zëvendës i Wilmots): “Origi do t’ju habisë, mund të jetë vendimtar te Milan”

Vital Borkemans, ndihmes trajner i ish-trajnerit të Belgjikës, Wilmots, foli për gianlucadimarzio.com. Këto janë deklaratat e tij për Divock Origin, qendërsulmuesin e ri të Milanit që do të gjejë shokun e tij të skuadrës Lukaku në Serinë A:

“Lukaku është shkatërrues, Origi do t’ju habisë. Ata janë të fortë fizikisht dhe mendërisht, të përputhshëm dhe në disa gjëra të ngjashme”. Për Origin dhe vendosmërinë e tij: “Ai nuk ndjen presion, nuk ka frikë nga asgjë.

Divock eshtë gati të veshë një fanellë prestigjioze si ajo e Milanit. Divock te Lille me Girard ishte anësor. Në sulm ai mund të luajë gjithsesi si pyke, mendoj se ai nuk është vetëm një sulmues i parë, por mund të jetë edhe funksional pas një qendërsulmuesi ose ne të majtë.

Në dy vitet e fundit Origi i vërtetë nuk është parë, për shkak të lëndimeve. Por Milani mundet te jete hapi vendimtar”. Për pajtueshmërinë me Lukakun dhe derbin: “Romelu është qendërsulmues në të gjitha aspektet, Origi mund të kthehet dhe te tjeret te luajne rreth tij.

Në Serie A do të bëjnë mirë, do ta shihni. Potencialisht ata janë të dy sulmues me 20 gola. Origi do tiu habise, e perseris. Sepse mendoni se ai nuk di te shenoje ose thjesht eshte nje sulmues pa peshe. Do të jete derbi emocionues dhe mezi pres t’i shoh ata të përplasen”.