Brad Pitt e di ç’do të thotë të jesh një burrë simpatik në Hollywood, ndaj nuk e ka të vështirë të zgjedhë burrat e tjerë që sipas tij, janë shumë tërheqës.
Në një intervistë për revistën “Vogue”, aktori 58-vjeçar tregoi shijet e tij. “Në botën e aktrimit – sepse është puna ime – menjëherë do të zgjidhja Paul Newman”, tha Pitt, pa u menduar shumë gjatë.
Ja një foto e aktorit Paul Newman në rininë e tij, gati për të fituar zemra dhe për të mposhtur botën me ata sy kaq specialë dhe unikë.

Brad Pitt e argumenton mendimin: “Zgjodha Paul Newman, sepse është plakur me hijeshi dhe është një qenie shumë speciale, zemërmirë, i ngrohtë dhe i sinqertë”. Më bukur se kaq nuk mund ta thoshte.
Më pas, tha edhe një tjetër emër, që të gjithë e prisnim: George Clooney. “Kam një emër, George Clooney, sepse përse jo?”, tha Pitt. Dhe, Clooney, ja në një foto më i pashëm se kurrë:
Pra, tashmë e dini: Paul Newman dhe George Clooney janë burrat më tërheqës, sipas një burri i cili shpesh është konsideruar më i bukuri në botë.
