Braktisi Francën, zbulohet problemi i Theos dhe kohët e rikuperimit. MN: “E agravoi vetë…”

2 muaj më parë
Braktisi Francën, zbulohet problemi i Theos dhe kohët e rikuperimit. MN: “E agravoi vetë…”

Siç mësohet nga redaksia e Milannews, testet të cilave iu nënshtrua Theo Hernandez në mëngjes, konfirmuan tendosjen e muskulit të gjatë të djathtë. Lojtari francez do të rikontrollohet brenda një jave. Tashmë në ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Napolit ai kishte vuajtur nga një telash, por pavarësisht se trajneri Stefano Pioli e pyeti nëse dëshironte të zëvendësohej, ai vazhdoi të luante.

Ky detyrim mund të ketë theksuar problemin i cili do të rivlerësohet në 7 ditë. Francezi sipas të gjitha gjasave do të humbasë udhëtimin në transferte ndaj Empolit kur të rifillojë kampionati. Synimi është te jete në dispozicion për ndeshjet kundër Chelsea dhe Juventus.

Sa i përket vetë Calabrisë, kontrollet nuk zbuluan asnjë lezion muskulor. Mbrojtësi i krahut dhe kapiteni i Milanit kundër Napolit ishte larguar, sipas Piolit, për një shqetësim muskulor. Testet, megjithatë, përjashtuan probleme të veçanta.

Calabria do të ketë një pushim për të punuar në maksimum te Milanello dhe për t’u paraqitur në rinisjen e kampionatit në kushte optimale. Ashtu si shpresohet te bejne edhe Rebic e Divock Origi qe jane duke punuar prej kohesh vecmas.