Britania e Madhe nuk ndalet, gati plani për dëbimin e shpejtë të emigrantëve të paligjshëm

3 javë më parë
Britania e Madhe nuk ndalet, gati plani për dëbimin e shpejtë të emigrantëve të paligjshëm

Ministrat po shqyrtojnë anashkalimin e ligjeve ndërkombëtare për të lejuar Britaninë e Madhe të dëbojë më shpejt emigrantët e paligjshëm. Home Office po harton opsione për legjislacionin për të trajtuar ata që pretendojnë se janë trafikuar në Angli.

Britania ka parë më shumë se 41,000 njerëz që kanë mbërritur me gomone brenda vitit, shumë abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë për të vonuar dëbimin dhe gabimisht tentojnë të kërkojnë azil.

“TheSun” taportojnë sekretarja e Brendshme Suella Braverman mund t’i mbyllë ato zbrazëtira dhe t’i lejojë zyrtarët të marrin një qëndrim më të ashpër, duke argumentuar se Britania është në “rrethana ekstreme”.

Por mbrëmë Ministria e Brendshme hodhi poshtë sugjerimet për rrëzimin e ligjeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzuar Britaninë për një sulm ndaj kombit të tij kur në fakt 1/4 emigrantë ka nënshtetësi shqiptare.

Pas rrëzimit të ligjit, Downing Street tha se “nuk ka asnjë zgjidhje brenda natës” për emigrimin.