“Broja do transferohet te Milan për 30-40 milionë euro”

8 muaj më parë
“Broja do transferohet te Milan për 30-40 milionë euro”

Gazetari pranë klubit të Milanit, Carlo Pellegati, ka zbuluar planet e kuqezinjëve për të ardhmen, ku njëri prej tyre lidhet me Armando Brojën.

Sipas tij, skuadra italiane ka vendosur në shënjestër kryesore një lojtar me vlerë të madhe në merkaton e verës. Ndërkohë Pellegati jep sygjerimin e tij që i përket sulmuesit të Shqipërisë, Brojën.

“Nënshkrimi i madh i merkatos së transferimeve të verës së ardhshme të AC Milan do të jetë një qendërsulmues i mrekullueshëm.

Rossonerët nuk do të kërkojnë një lojtar me vlerë 10 milionë euro, por do të bëjnë një goditje 30-40 milion euro, një lojtar për të ardhmen.

Unë kam një emër, luan për Chelsea është 21 vjec, sot vlen nga 25 deri në 40 milion euro. Një qendërsulmues shqiptar që quhet Armando Broja, Milani ka nevojë për të”, tha Pellegati.

Nuk është hera e parë që emri i Brojës lidhet me një transferim të mundshëm te Milani, pavarësisht se Broja ka rionovuar deri në 2028 me Chelsean.