Armando Broja mori një vëmendje të madhe në mediat angleze pas golit të tij të parë me Çelsin, i cili ishte një realizim fantastik.
Pas ndeshjes, në një intervistë ai tha: “Mendoj se është një gol si ata të Ronaldos (Fenomenit)”, duke theksuar se kur ishte i vogël, shikonte video të legjendës braziliane, nga i cili inspirohej.
Pas golit me Ullvërhemptonin, “football.london” gjithashtu thekson se sulmuesi shqiptar ka potencialin e duhur për të qenë titullar te Çelsi, edhe pse ka një rivalitet të madh me Aubamejangun dhe Kai Havertzin.
Goli i parë me Çelsin për Armando Brojën nuk është lënë pa u komentuar në ishull, ku shuëm persona të njohur të futbollit i kanë thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Këtë gjë ka bërë dhe ish-sulmuesi i njohur i “Bluve”, Pat Nevin, i cili ka theksuar se 21-vjeçari ka një ardhme të madhe përpara.
“Kjo ishte shumë e rëndësishme për të. Tifozët e Çelsit e duan Armando Brojën sepse kur ai futet në lojë, ai përpiqet fortë. Ai nuk është egoist, por gjithashtu tenton portën. Shjumë njerëz flasin për Obamejangun, por nuk shkruajnë për Brojën. Mendoj se ai ka një të ardhme të madhe përpara”, u shpreh skocezi për “BBC Radio”.