Gabimi i pafalshëm i Brojës, zbulohet arsyeja pse Reja e kritikon gjithmonë sulmuesin kuqezi

4 muaj më parë
Gabimi i pafalshëm i Brojës, zbulohet arsyeja pse Reja e kritikon gjithmonë sulmuesin kuqezi

Sa herë që trajneri i Shqipërisë, ende në detyrë, Edi Reja, del në intervista përsërit të njëjtat gjëra dhe kritikon vetëm atë, Armando Brojën.

Reja ka dhënë një intervistë së fundmi në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa ka folur për aventurën në Ligën e Kombeve dhe njëkohësisht për grupin e ri në eliminatoret e Europianit, një temë më vete nuk kishte sesi të mos ishte Armando Broja.

“Broja? Është një djalë i ri 20-vjeçar, ka pak eksperiencë në Premier League. Nuk e ka ritmin e garës. Ka 20-30 minuta në këmbë për çdo ndeshje. Është si drita, herë fiket, herë ndizet, si puna e çelsit”, tha ndër të tjera ai”.

Broja luan 20-30 minuta, ok. Po Hysaj sa minuta luan te Lazio? Po Berisha dhe Strakosha sa minuta luajnë? Po manaj sa minuta luante para se të dëmtohej?

E keni dëgjuar ndonjëherë Rejën të flasë keq për këta lojtarë, jo, asnjëherë, por vetëm për Brojën, të cilin gjithmonë e kritikon. Por cila të jetë arsyeja?

Arsyeja e gjithë këtij inati të Rejës ndaj Brojës lidhet me atë që ka ndodhur në verën e vitit 2021, aty ku Broja injoroi sugjerimin e Rejës dhe nuk u huazua tek Udinese sic i propozoi italiani, por shkoi te Southampton dhe bëri shumë mirë, sepse falë paraqitjeve aty u rikthye te Chelsea këtë sezon.

Por një trajner me sedër si Reja nuk ka qejf që lojtarët t’i refuzojnë propozimet e tij dhe që nga ai moment në cdo rast e kritikon Brojën.