Në emisionin ‘Soiree’ që transmetohej në ‘Top Channel’ mblodhi disa personazhe shumë specialë. Në emision gjithashtu u shfaqën disa nga filmat më të dashur për publikun shqiptar, të cilat na kanë shoqëruar gjatë gjithë fëmijërisë.
Bëhet fjalë për filmat e njohur, ‘Tomka dhe shokët e tij’, ‘Beni ecën vetë’, ‘Taulanti kërkon një motër’, ‘2 Herë Mat’, etj. Gjatë bisedës me protagonisten e këtij të fundit, Manjola Begolli, ajo ka zbuluar disa nga skenat më interesante.
Gjatë bisedës në studio, aktorja Manjola Begolli, të cilën ju e njihni nga roli i saj i Rudina shahistes në “2 Herë Mat”, ka treguar një episod me aktorin e madh Bujar Kapexhiu, ku ky i fundit e kishte qëlluar me shuplakë.
“Shuplakë që ma ka dhënë Bujar Kapexhiu, në Kinoprovë se e bëja me Bujar Kapexhiun… m’i ka dhënë sytë xixa e më thoshte qaj!”, – është shprehur Rudina.
Më pas ajo ka treguar se kjo ishte në dublat e skenave ku ajo duhej të qante dhe në pamundësi për të qarë natyralisht, janë dashur “ndërhyrjet” e aktorit.
Duket se shpulla e ka sjellë në vete Rudinën që arriti të na dhuronte një prej skenave më të bukura të filmave shqiptarë për fëmijë me shumë origjinalitet.