Bujar Nishani ndërroi jetë, familja mori vendimin e vështirë…

1 vit më parë
Bujar Nishani ndërroi jetë, familja mori vendimin e vështirë…

Ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 58- vjeçare. Një humbje e madhe për të gjithë, duke parë profilin e tij serioz dhe korrekt.

Prej më shumë se një muaji ,ish-Presidenti u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome.

Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin një vendim për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar. Familjarët duke parë situatën vendosën fikjen e aperaturave.

Nishani u shtrua në ish Sanatoriumin e Tiranës në datën 20 prill për shkak të komplikacioneve të një pneumonie të mbivendosur mbi fibrozat post covid në mushkëri.

Në 23 prill u zhvendos në Gjermani. Nishani vuante nga një problem autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i Covid 19 i la në organizëm.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966, mandatin presidencial e mori më 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më korrik të vitit 2017. Një person shumë korrekt.