Historia ka treguar se arbnorët kanë qënë një popull i cili ka jetuar në fund të mesjetës, në periudhën kur po lindte Europa e Re. një gjë të tillë e pohon Artan Shkreli.
Sipas tij ky popull ishin ndryshe nga fqinjët e tyre dhe shumë origjinalë në shumë drejtime. Në fakt ata gjanin më shumë me popujt matanë detit se me fqinjët e tyre të vjetër.
Shhkreli shpehet se paraqitja e tyre e jashtme ihste mjaft e dallueshme. Flokëg i kishin të gjata dhe u kushtonin goxha vëmendje, e po ashtu edhe kësula prej leshi me stresë ishte karakteristike.
Duket se ka qenë e rëndësishme për ta të dalloheshin prej të huajve të shumtë, që shpesh jetonin në territoret arbënore, kryesisht në vijën bregdetare.
Artan Shkreli shkruan se flokët e gjatë pra përshkruhen jo vetëm nga të huajt por edhe nga “Kronika” e vetë Gjon Muzakës i cili e quan Teodor Muzakën me apelativin “këshetësi”, e për të cilin saktëson se: “kështu i mbante ai flokët, dhe që në gjuhën “albanesca” kuptimi i fjalës “chiscetisi” do të thotë gërshetesi (origj. trezze)”.

Sipas Artan Shkrelit veç faktit interesant nga pikëpamja gjuhësore (termi është gegnisht, gjë që tregon se njëfarë varieteti gegë është përdorur në Mesjetë deri thellë në zonat e Beratit e Vlorës) mësojmë për një zakon që në Europën e kohës e kishin veç Vikingët dhe Normanët aty pranë (Itali e jugut). Do patur parasysh dhe se sipas përshkrimeve të autorëve antikë me një formë të ngjashme i mbanin flokët edhe një pjesë e fiseve iliro-kelte.
Shkreli shkruan se në rrjedhë të kohërave fjala “këshetës” u bor, por jo zakoni, i cili ndonëse përjashtimor, rezistoi në fiset e veriut deri në kohërat moderne të fundshek XIX, sikur te ky i riosh i bukur nga Dukagjini dalë në vitin 1885. Një fakt i mrekullueshëm trashedental ky dhe vështirësisht i kontestueshëm.