“Burrat të lajnë enët”, ish-ministrja na tregon si kursehet energjia

7 muaj më parë
“Burrat të lajnë enët”, ish-ministrja na tregon si kursehet energjia

Tema e cila po i shqetëson të gjithë në muajt e fundit (dhe sidomos me dimrin që po vjen) është energjia elektrike dhe mënyra se si mund ta përballojmë koston e shtuar të saj.

Të ftuarat në emisionin “Rudina” në Tv Klan dje dhanë idetë e tyre se si mund të kursejnë energji në shtëpi. Kishte ide nga më të ndryshmet. Disa ishin të pakonceptueshme, në fakt.

Ideja më e veçantë për të kursyer energji, e cila shkaktoi edhe të qeshura në studio, ishte ajo e ish-deputetes Nora Malaj, e cila më parë ka qenë edhe ministre.

Zonja Malaj sugjeroi që në vend të përdorimit të pjatalarëses “të vëmë burrat të lajnë enët”. Sipas saj kjo mënyrë jo vetëm do na kursente energji, por do u shërbente atyre edhe si terapi.

Rudina Magjistari: Mund të hiqet pjatalarësja se qenka nga elektro-shtëpiaket që shpenzon më shumë energji elektrike?

Nora Malaj: Unë këtë do sugjeroja që ta bënin burrat. Rudina Magjistari ia ktheu: Të lajnë enët, të vëmë burrat të lajnë enët si mënyrë kursimi?

Nora Malaj: Jo vetëm aq, por është mënyrë për të medituar. Është ushtrim shumë i mirë psikologjik. Burri e bën shumë mirë larjen e enëve se kanë forcë dhe shkarkojnë edhe energjitë negative.