Burrave u tkurret truri pasi lind fëmija i parë

8 muaj më parë
Burrave u tkurret truri pasi lind fëmija i parë

Lindja e një fëmije, i ndryshon komplet jetën ciftit. Për nënat e reja sigurisht ajo ndikon edhe në trup, gjithmonë pas lindjes do të kenë kile më tepërt.

Po te baballarët e rinj? Dikush mund të mendojë se ata pësojnë shumë shumë pak ose aspak ndryshime fizike, por jo e keni gabim.

Një studim i ri ndërkombëtar i botuar në revistën Cerebral Cortex ka identifikuar ndryshime karakteristike në strukturën e trurit të meshkujve pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, dhe në veçanti një reduktim i lëndës gri në disa zona kyçe të trurit.

Për zbulimin e ri shkencëtarët përdorën rezonancën magnetike  për të studiuar trurin e 40 burrave gjatë dhe pas shtatzënisë së grave të tyre që çoi në lindjen e fëmijës së tyre të parë.

17 burra pa fëmijë shërbyen si një grup kontrolli, dhe studiuesit më pas analizuan skanimet e trurit të të gjithë pjesëmarrësve, duke kërkuar për disa ndryshime që baballarët e rinj ndanë dhe që nuk ishin të pranishme te burrat pa fëmijë.

Pra, sipas studimit në fjalë, truri i baballarëve fillon e jep shenja tkurrje pas ardhjes në jetë së fëmijës së tyre të parë, gjë që nuk ndodh te femrat.