Policia italiane ka ndjekur penalisht një burrë 45-vjeç në Itali. Ky i fundit është denoncuar në polici nga gruaja e tij, për një arsye të pazakontë.
Ai ka detyruar 2 djemtë e tij 8 dhe 6 vjeç që të qethin kokën dhe të bëjnë stemën e Juventusit, skuadrës së tij të preferuar.
Kërkesa e tij e pazakontë në kundërshtim me dëshirën e fëmijëve ka acaruar gruan e cila ka telefonuar për ndihmë policinë.
“Tatuazhi” i Juves në kokën e fëmijëve prishi marrëdhëniet e këtyre të fundit me shokët e klasës të cilët ishin me Romën ose Lacion.
Kjo ngjarje ka bërë jehonë të madhe jo vetëm në Itali, por kudo në rajon. është normale që shumë prindër të jenë tifozë futbolli, por aspak normale të përdorin fëmijët për tekat e veta.
Mediat vendase thonë se burri ka qenë i dehur kur iu ka kërkuar fëmijve të tij të qethen dhe të bëjnë stemën e Juventusit, ekipit të tij të zemrës.