Bëri postimin e papritur, polìcja e Elbasanit pezullohet nga detyra

7 muaj më parë
Bëri postimin e papritur, polìcja e Elbasanit pezullohet nga detyra

Pak kohë më parë një vajzë e re pjesë e strukturave të Policisë së Ebasanit, u bë mjaft e njohur në media e rrjete sociale, për shkak se mbante si kafshë shtëpiake një gjàrpër.

Bëhet fjalë për policen bukuroshe, Anisa Kostani, e cila që pas ndarjes së këtij detaji nga jeta e saj private, u bë e njohur edhe mediatikisht, duke ngjallur kureshtje te publiku për bashkëjetesën e saj më një ‘gjallesë’ që të gjithëve na ngjall frikë.

Mirëpo ditën e djeshme me sa duket ajo ka shfaqur një lloj besdisje nga lajmet që janë raportuar për të kohëve të fundit nga mediat, duke bërë që ajo të bëjë një reagim për gazetarët.

Ajo àkuzon se mediat në vend nuk bëjnë një punë të mirë kërkimore, por meren me ‘llogje kafenesh”.

Më tej ajo vijon duke u shprehur se askush në vend nuk mund të pretendojë që kriminaliteti të shkojë në shkallën 0, pasi kjo është një detyrë edhe e strukturave të tjera të shoqërisë siç është familja dhe sistemi arsimor, që ka si detyrë të edukojë breza të shëndetshëm.

Bëri postimin e papritur, polìcja e Elbasanit pezullohet nga detyra

Pas këtij postimi Policià e Shtetit ka paraqitur një deklaratë ku shprehet se Anisa Kostani është pezulluar nga detyra për shkak të shkeljes së nenit 116 të rregullores së policisë, ku ndalohet fyerjà dhe dìskriminimi i gazetarëve. Kostani do të vijojë të jetë e pezulluàr nga detyra deri në përfundim të hetimit.

Gjithashtu Policià e Shtetit deklaron se opinionet e një person i cili është pjesë e policisë nuk përfaqësojnë mendimet zyrtare të këtij institucioni, kjo pasi Policià e Shtetit ka kanalin zyrtar të komunikimit të vazhdueshëm për mediat.

Reagimi i Policisë së Shtetit
Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policìsë së Drejtorisë Vendore të Policìsë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Polìcisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policìsë së Shtetit për të nisur hetimin dìsiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policìsë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të polìcisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.
Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Polìcisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Polìcisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.
Policìa e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.
Policìa e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Polìcisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Polìcisë së Shtetit.