‘Bye Don Don’/ Romancë e re për Beatrixën?! Postimi i saj tregon gjithçka

3 muaj më parë
‘Bye Don Don’/ Romancë e re për Beatrixën?! Postimi i saj tregon gjithçka

Pas daljes nga “Big Brother VIP” Beatrix Ramosaj vijon të jetë në qëndër të vëmëndjes.

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Të gjithë besoj e mbani mend romancën e saj me aktorin e njohur Donlad Veshaj.Për tre muaj me rrallë cdo lëvizje e tyre shikohej me kujdes nga publiku dhe deshifrohej në mënyra të ndryshme.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar një video në rrjetin e saj social TikTok ku mbishkrimi na lë të kuptojmë se mbase një flirt apo një histori dashurie e re mund të jetë në horizont.

Gjejeni çfarë, nuk ka të bëjë aspak me Donaldin. Në video shkruhet: “Kur ai të shkruan te Instagram Story që publikove strategjikisht”, shoqëruar me një kërcim të Beatrix.

Vëmendjen e kujt do të rrëmbejë tani Beatrix? Sigurisht që jo atë të Donaldit pasi është shprehur shumë herë që i ka mbyllur hesapet me të.

Këngëtarja ka pranuar se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

“Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares.

“Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë”- tha ajo.