Çani braktis ‘Tv Klanin’?! Ja ku do shfaqet emisioni ‘Zonë e Lirë’ në shtator

7 muaj më parë
Çani braktis ‘Tv Klanin’?! Ja ku do shfaqet emisioni ‘Zonë e Lirë’ në shtator

Prej disa ditësh po qarkullon një lajm ku thuhet se emisioni ‘Zonë e Lirë’ e moderuar nga Arjan Çani prej gati 20 vitesh nuk do të jetë më pjesë e TV Klan.

Mësohet se në sezonin e ri kz emision do të sjellë risi si nga logoja, minutazhi, ditët e transmetimit, dhe moderatorët.

Sipas disa informacioneve të siguruara nga krzefjala.com mësohet se Çanin mund ta shohim në stacionin ‘ABC News’, por gjithsesi ky i fundit ende nuk ka reaguar.

Sakaq përflitet se emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri, për shkak se ky do të jetë një vit zgjedhor dhe emisioni do të shtrihet në një hark kohor më të gjatë. Gjithashtu thuhet se të premteve në “Tv Klan” do të jetë moderatorja Luana Vjollca. Megjithatë nuk ka detaje rreth programit që pritet të transmetohet së shpejti.

Kujtojmë se emisioni ‘Zonë e Lirë’ nuk e ka për herë të parë lëvizjen nga një stacion televiziv në tjetrin. Isjte viti 2003 kur Çani prezantoi këtë program në ekranin e Telenorbës, më pas kaloi në Vizion Plus, e prej 11 vitesh e kemi parë në TV Klan.

Sa i takon kanalit ”ABC News” edhe para dy vitesh qarkulloi në media lajmi se Çani do të largohej nga “Tv Klan” Megjithatë edhe pse nuk pati reagime nga gazetari, emisioni i tij vijoi me sezonet e tjera nën logon e “Klan.