Cardinale nuk ka fuqi firme akoma, ja pse Elliott dhe Gazidis vendosin deri në shtator!

8 muaj më parë
Cardinale nuk ka fuqi firme akoma, ja pse Elliott dhe Gazidis vendosin deri në shtator!

Rinovimet me Maldini dhe Massara afrojne, ashtu si edhe transaksionet e ardhshme te merkatos dhe planifikimi i sezonit te ardhshëm. Casa Milan është plot me angazhime dhe megjithatë RedBird nuk është i pranishëm për momentin.

Në fakt, një rikthim në Milano i Gerry Cardinale, CEO i fondit amerikan i cili së fundmi u bë pronar i klubit kuqezi, nuk është planifikuar së shpejti. Me gjithë problemet e shumta për t’u zgjidhur në këtë çështje, kompania do të bëjë pa të, i cili aktualisht synon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara.

Nënshkrimi i marrëveshjes paraprake të blerjes, i zyrtarizuar më 1 qershor, ka mbyllur fazën e parë të rëndësishme, por kontratat e drejtuesve nuk mund të konsiderohen një çështje e parëndësishme.

Më 30 qershor skadojne kontratat e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara. Padyshim që nuk ka dyshime për qëndrueshmërinë e drejtorit teknik dhe sportiv të kuqezinjve, pasi mjaftojne deklaratat e Cardinale për Financial Times për biseden që ai pati me Maldinin.

Duhet thënë se firmat mund të mbërrijnë edhe pa praninë e Cardinale në Milano dhe për më tepër, deri në mbyllje (closing parashikohet ne shtator), fuqia e nënshkrimit mbetet në duart e Elliott dhe drejtorit të tij menaxhues Ivan Gazidis.

Në fakt, familja Singer do të zyrtarizojë kontratat e ndryshme drejtuese dhe blerjet e reja. Gjithçka që duhet është ndarja e projektit mes blerësit dhe shitësit, sepse fjala e fundit, po, i përket Cardinales. Afati i fundit mbetet fundi i qershorit dhe ndërkohë Cardinale vëzhgon gjithçka nga Nju Jorku.