CDS | Chelsea ngre pretendimet për Brojën, Maldini fokusohet edhe te një zbulim i ri nga Holanda

4 ditë më parë
CDS | Chelsea ngre pretendimet për Brojën, Maldini fokusohet edhe te një zbulim i ri nga Holanda

Shumë ide për sulmin e Milanit, i cili pret Zlatan Ibrahimovic qe ne janar do te kthehet dhe ndoshta ne fund te sezonit mund te mbylle edhe karrieren e tij. Drejtuesit jane duke pare ate qe ofron tregu.

Frederic Massara, drejtori sportiv i Milanit, te Dazn para ndeshjes me Napolin e konfirmoi edhe se me cfare karakteristikash kerkohen:”Në këtë periudhë karakteristikat e futbollit po shkojnë drejt shpejtësisë dhe teknikës.

Ata që kanë forcë në këmbë janë në gjendje të bëjnë diferencën sepse ka gjithnjë e më pak hapësirë ​​dhe gjithnjë e më pak kohë për të luajtur topin. Këtu ka një merite shumë të madhe puna e trajnerit, i cili arrin t’u japë vlerë të gjithë lojtarëve. Kemi parë rritjen e madhe të të gjithë lojtarëve.”

Ndër emrat që pëlqejnë kuqezinjtë janë ata të Hajlund dhe Kudus. Sipas Corriere dello Sport, megjithatë, njëfarë pelqimi do të kishte edhe ndaj Armando Broja. Shqiptari i lindur në vitin 2001, në verë u kerkua disa herë nga Napoli por në fund mbeti te Chelsea ku nuk po gjen hapësira të mëdha edhe pse ka firmosur rinovimin deri ne vitin 2027.

Megjithatë, vlerësimi do të ishte i lartë: Blutë kërkojnë aktualisht 35 milionë euro, duke marrë parasysh edhe rinovimin e fundit të kontratës deri ne vitin 2028. Por, te kthehemi te profili tjeter, qe eshte ai i Mohammed Kudus.

Sulmuesi i ri i Ajax, 22 vjec, kete sezon e ka nisur ne menyre te mrekullueshme duke shenuar 7 gola ne 10 ndeshje mes kampionatit, Champions League dhe Kupes se Holandes, ku ka shenuar ne te tre kompeticionet.

Ajax pagoi 9 mln euro te Nordsjaelland ne Danimarke para dy vitesh per ta transferuar ne Holande, aty ku sigurisht mezi u ambjentua por tani duket se eshte gati dhe po jep frytet e tij. Me origjine nga Gana, qendersulmues konkret, ai eshte nje emer ne listen e Maldinit.