Çfarë do të ndodhë me Maldinin? Pato është i sigurt: “Mund të them një gjë”

1 vit më parë
Çfarë do të ndodhë me Maldinin? Pato është i sigurt: “Mund të them një gjë”

Ditët e fundit shumë po komentohen ngjarjet te Milani, veçanërisht pas fitores së kuqezinjve në Scudetto. Përveç kësaj, ka pasur disa deklarata edhe pas intervistës së dhënë nga Paolo Maldini.

Me të vërtetë shumë folën pas deklaratave te tij, veçanërisht ish-lojtarët e Milanit, përfshirë Demetrio Albertini dhe Serginho, por edhe Mauro Tassotti. Mbi kete teme ka nderhyre dhe një tjetër ish-lojtar i Milanit, Alexandre Pato.

Sulmuesi brazilian ka dhënë një intervistë për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, në të cilën ka thënë fjalën e tij për drejtorin e Djallit, ish-shokun e tij të skuadrës dikur. Këto janë fjalët e brazilianit qe luan ne Amerike…

“Çfarë do të ndodhë me Maldinin? Unë jam në Amerikë (Orlando) dhe e kam të vështirë të interpretoj situatat. Por një gjë mund të them: amerikanët nuk kanë gjasa të hyjnë në një klub dhe të ndryshojnë gjërat që funksionojnë”.

Pato më pas shtoi: “Paolo është një flamur, por ai është gjithashtu menaxheri që ka treguar se mund të menaxhojë grupin. Ai është një element i rëndësishëm tani, nuk është vetëm njeriu që ka bërë historinë e Milanit.

Ata që bëjnë historinë marrin respekt, por Paolo tani është më shumë se kaq sepse ka treguar se është në krye edhe në rolin e tij të ri si drejtues, duke ndertuar ekipin. Keshtu qe ju them pa frike se do ta shihni aty”.