Llapi ka kaluar në epërsi në finale të Kupës ndaj Dritës. Është Franciso Rivera që shënoi supergol nga goditja e dënimit që në minutën e gjashtë të takimit.
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës po luhet në “Fadil Vokrri” ne nje stadium te mbushur plot me tifoze dhe me super koreografi nga te dyja tifozerite. SHIKO EUROGOLIN
Skuadrat vijnë në këtë finale pas në gjysmëfinalet me nga dy ndeshje, llapjanët ishin më të mirë se Prishtina, ndërsa Drita eliminoi Ramiz Sadikun.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vendosur të luajë me Valmir Veliun, Kastriot Selmanin dhe Firminon në sulm. Sot mungojnë Bujar Idrizi dhe Benjamin Emini shkaku i kartonëve.
Në anën tjetër Ardian Nuhiu ka vendosur të luajë me Kryeziun, Ajzerajn dhe Simonovski në fazën e sulmit. Llapi: Avdyli, Shabani, Prençi, Neto, Krasniqi, Peposhi, Ramadani, Rivera, Veliu, Selmani, Firmino.
Drita: Rexhepi, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Jashari, Broja, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski. Deri tani po shohim nje super ndeshje.