Çfarë i ka ndodhur Ronela Hajatit? “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë”

9 muaj më parë
Çfarë i ka ndodhur Ronela Hajatit? “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë”

Ronela Hajati është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj, qofshin këto gëzime apo shqetësime.

Këngëtarja ka dalë mbrëmjen e djeshme si rrallëherë me miqtë, pasi siç ka treguar edhe vetë nuk është person që del shpesh.

Krahas shume postimeve me mikeshat e saj, këngëtarja shkruan në një status: “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë.

Nejse se jeta e vështirë është bërë për njerëzit e fortë si puna ime. Ose kush e di haqet e kujt po laj…le që unë s’i hyj njeriu në hak. Dilema të thella miq.”

Çfarë i ka ndodhur Ronela Hajatit? “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë”

Së fundmi ajo iu bëri një ‘dedikim’ edhe të gjithë paragjykuesëe, duke qenë një personazh jo pak i kritikuar prej kohësh.

“Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash”- shkruan ajo në një postim në Insastory, duke mos treguar më shumë.