Cfarë i ndodhi Beatrix Ramosajt: E urrej, fillova të qaj…

3 muaj më parë
Cfarë i ndodhi Beatrix Ramosajt: E urrej, fillova të qaj…

Beatrix Ramosaj është shumë active në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka lajmëruar ndjekësit e saj se është në përfundim të projektit të saj më të ri muzikor.

Puna për të duket se është përcjell me emocione të shumta nga ana e Trixës.

Cfarë i ndodhi Beatrix Ramosajt: E urrej, fillova të qaj…

Përmes rrjeteve sociale ajo ka zbuluar se po ndihet e stresuar për shkak të këngës së re.

‘’Më ndiko’’ mban titullin kjo këngë, e cila pritet të publikohet së shpejti.

“Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, ka shkruar Beatrix.

Në një tjetër status këngëtarja ka shtuar se aq shumë është mbushur me emocione, sa ka pësuar atak paniku.

“Isha aq e pushtuar nga emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”, ka shkruar ajo.