Çifti Bora-Donald është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, kjo pasi shoqja e tyre e përbashkët Semi hodhi një foto ku shfaqeshin të tre dhe me mbishkrimin ‘Përgjithmonë bashkë’.
Menjëherë rrjeti nisi të shkruajë e të komentojë lidhur me rikthimin e tyre. Shumë i uruan e disa i kritikuan, e për disa të tjerë kjo nuk ishte diçka e re, pasi fotot e tyre bashkë kishin dalë edhe më parë siç ishte fotoja në një qytet të Italisë, ku ata kishin dalë për shopping.
Edhe pse periudha post-Big Brother ka përfunduar interesi për këtë çift vijon të jetë i madh, madje dhe kunjat mes Trixës dhe çiftit nuk kanë munguar.
Fansat janë të etur të dinë më shumë dhe pyetjet e tyre ua nisin edhe personazheve të tjerë publikun për të ditur se çfarë mendimi kanë për ribashkimin.
Së fundmi një pyetje e tillë i ka bërritur edhe moderatores Aulona Musta, në një prej ask-eve që ajo hap me fansat në Instagram.
Një ndjekës i shkruan: Çfarë mendimi ke për çiftin Bora Donald.
Aulona përgjigjet: “Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!! Ky është i vetmi mendim!
Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, ka shkruar ndër të tjera Aulona, duke folur shumë hapur.