Çfarë po ndodh me Asllanin? Zbulohet pse Inzaghi e ka nxjerrë jashtë loje shqiptarin

2 javë më parë
Çfarë po ndodh me Asllanin? Zbulohet pse Inzaghi e ka nxjerrë jashtë loje shqiptarin

“Nese Simone Inzaghi nuk do i kishte dhene gjashte minuta ne Champions League, nje pasarele e vogel ne ndeshjen ndaj Viktoria Plsen, sot Kristjan Asllani do te kishte arritur nje rekord negativ”. “Do te kishte qene lojtari i Interit me me pak minuta te luajtura ne skuadren e pare”. Kete gje e nenvizon sot La Gazzetta dello Sport.

Me demtimin e Calhanoglu, Inzaghi mund te hedhe syte edhe tek ai per te zevendesuar turkun, por dicka e tille duket larg ne kete moment. Gjithesesi, shqiptari i vogel duhet te prese dhe pak per momentin e tij per disa arsye teper te rendesishme.

“Deri me tani, Inzaghi nuk i ka dhene as 45 minuta te plote lojtarit. Nese mbledhim te gjitha minutat ne total, ai ka luajtur vetem 29 minuta”. “Jane shume pak per nje lojtar qe ne vere dukej se do te shperthente te nje skuader si Inter pasi luajti shume dhe beri mire”.

“Gjithesesi, me pak se ai, tani ka luajtur vetem djaloshi tjeter Raoul Bellanova, i cili ne total ka luajtur vetem ato 24 minuta kunder Torinos”. “Te dy lojtaret e lindur ne 2000 jane te vetmit qe kane mbetur jashte turnoverit te Inzaghit, qe ka stimuluar pak me shume konkurencen e brendshme”.

“Gjithesesi, me shume se Bellanova, ajo qe ka bezdisur me shume tifozet dhe qe ka bere me shume zhurme eshte mungesa e minutave per nje talent si Asllani: shqiptari me zemer toskane”. “Tifozet po kerkojne me ze te larte qe Asllani te kete me shume minuta, duke pare se ai konsiderohet nje talent i madh”.

“Nderkohe, edhe pse ne shtepine Inter ka pasur pak minuta per te, te gjithe jane te lumtur me menyren se si ai eshte perballur me kete situate: me durim dhe me perulje”.

“Me pak fjale, nuk ka pasur mungese besimi, por thjesht momenti i keq i kaluar nga Inter ka bere qe Inzaghi te besoje me shume te eksperienca se sa te talenti”. “Per shembull, ndeshjet me Lazion, Milan dhe Bayern nuk i kane dhene mundesi Inzaghit qe ta beje dicka te tille.”

“Nese perballe do te kishin qene kundershtare te tjere, ai do te kishte luajtur edhe me shume normalisht. Gjithesesi, te gjithe presin me shume loje per te.” “Syte jane direkt edhe te ndeshja e radhes me Udinesen, ku Inzaghi do te jete dhe nje mesfushor me pak per shkak te Calhanoglu.”

“Deri atehere, te presim edhe pak. Edhe pse gjasat per ta pare titullar Asllanin jane teper te ulta ne kete moment per kete ndeshje”. /Inter.al