Çfarë po ndodh në QSUT, është covid apo çfarë? Qytetarë të shumtë me temperaturë, të vjella dhe dhimbje koke

4 muaj më parë
Çfarë po ndodh në QSUT, është covid apo çfarë? Qytetarë të shumtë me temperaturë, të vjella dhe dhimbje koke

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar numrin e qytetarëve që paraqiten në urgjencë në dy spitalet kryesore, pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në spitalin e Traumës.

Ngarkese jo të vogël përballojnë edhe qendrat shëndetësore. Gazetarja e Euronews Ortenca Budlla raportoi se në urgjencën e QSUT-së vihet re një numër i lartë qytetarësh që kanë nevojë për mjekim.

Mjekët shprehen se në një ditë janë 230 deri në 280 qytetarë që vijnë të kërkojnë ndihmën e parë mjekësore. Simptomat që ata kanë janë temperaturë e lartë, të vjella dhe dhimbje kokë.

Po kështu ka edhe një numër të lartë qytetarësh që kërkojnë ndihmë për shkak të arrestit kardiak. Mjekët këshillojnë që qytetarët të shmangin orët e pikut të vapës dhe të konsumojnë fruta dhe perime.

Mjekja e familjes Bruna Shiroka tha për Euronews Albania se në qendrat shëndetësore ka më shumë fluks pacientesh me COVID-19 dhe me viroza.

“Në qendrat shëndetësore dominon një fluks i pacientëve të infektuar me COVID. Virozat janë COVID, të cilat janë përcaktuar në bazë të testeve”, u shpreh mjekja.